Shifrat zyrtare: Çfarë po ndodh në Berat? LSI numëron deri tani më shumë vota se PD

Janë publikuar të dhënat zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve lidhur me rezultatin e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Deri më tani, ora (01:40) në Berat janë numëruar 4 kuti votimi prej të cilave kryeson Partia Socialiste.

Konkretisht, PS ka marrë 514 vota (62.76%), e ndjekur më pas nga PD me 129 vota (15.75%) dhe LSI 162 (11.78%).

Ndërkohë numërimi i votave vijon, teksa rezultati do të përditësohet në vijim./albeu.com


Shtuar 26.04.2021 01:52