Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 39 vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Granicë, në qytetin e Gjirokastrës.
Gruaja është identifikuar si Fabiola Kadena, e cila është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku është duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që e kanë çuar 39-vjeçaren në këtë akt./albeu.com