Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka hedhur dyshime se bazat amerikane të vendosura në Greqi, janë vendosur kundër Turqisë.
Komentet Erdogan i ka bërë teksa ka vendosur disa “kushte” të paparashikueshme për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Siç e dini, në këtë moment, ka një vend ku terroristët e PKK/YPG/PYD veprojnë pa kontrol. Edhe në parlamentet e tyre, ka terrorisë.
Për sa kohë që këta terroristë mbeten në parlamentet e tyre dhe për sa kohë që organizatat terroriste vijojnë të mbajnë demonstratat me figurat e e liderëve terroristë në rrugët e Stokholmit, nën mbrojtjen e policisë suedeze dhe për sa kohë televizioni shtetëror suedez vazhdon të transmetojë intervista me liderë terroristë, ne nuk mund t’u themi: Vazhdoni, na bashkohuni në NATO”, është shprehur Erdogan gjatë një konference për shtyp me presidentin venezuelian, Nicolas Maduro.
Në këtë kuadër presidenti turk ka folur për vendosjen e bazave amerikane në Greqi duke kujtuar se drejtimi i tyre lë keqkuptime.
“Ato u vendosën në Greqi. Kundër kujt janë krijuar? Përgjigja që ata japin është “Rusia”. Nuk e hamë këtë, mos u ofendoni”, ka thënë ai.