Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar deklaratën e kryeministri Rama në “Ballkanin e Hapur” që u zhvillua ditën e djeshme në Ohër.
Bërisha thotë së Rama ka krahasuar viktimat e Kosovës me agresorët.
Ndërsa ka shtuar se kryeministri i ka gjetur ilaçin, duke iu mbathur sapo nis të flasë ai.
“Rama krahasoi viktimat e Kosovës me agresorët. A ka fëmijë ky njeri, a është njeri ky njeri moj zonjë se je dhe avokatja e tij, s’na jep as fjalë për procedurë, thuaja moj njerëzve, tregoju se çfarë njeriu është ky, ku e ka ky autoritetin që t’ i krahasojë fëmijët e Kosovës me ata të kuftës së Dytë Botërore. Përse e përdhos parlamentin me qëllime të tilla. Të dalin e të flasin dhe autoritetet e Kosovës, kush të lejon ty të falësh gjakun e fëmijëve të Kosovës. Unë nuk them se i ke vrarë ti ata, por mungesa e ndjeshmërisë totale ndaj shpirtrave të fëmijëve. ky ka gjetur ilaçin, sapo flas unë, ia mbath, Për periudhën që më hiqet fjala, ka parzmoren këtu mbrapa që s’pyet për rregulla. nuk durohet më kjo që ndodh. Do t’ia them në çdo vend, rrugë më rrugë, u shpreh Berisha. /albeu.com