Në Samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb Aleksander Vuçiç janë pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, dhe nëse Rusia është “kumbarë” e kësaj nisme.
“Falenderoj Ali Ahmetin për praninë e tij këtu. Ai është një nga pionerët e Ballkanit të Hapur edhe kur ne nuk ishim akoma këtu ku jemi. Mjafton të shohim sot se çfarë është sot i gjithë sistemi institucional i RMV, dhe çfarë ishte kur Ahmetit i thoshin që ulej me armiqtë…më të cilët ndante tokën e qiellin e këtij shteti. Ishte një kohë kur as nuk mund të imagjinohej që gjuha shqipe do të ishte shqiptare…Kush do të dijë çfarë është Ballkani i Hapur, një nga mënyrat është të shoh rrugëtimin e Ali Ahmetit. Është më mirë RMV falë kësaj bashkëjetese apo më keq?/albeu.com