“Do bëjmë 4 goditje në merkato”, Galliani synon të ngjitë Monzën në Serinë A

Shumëkush e cilësoi një kapriço të momentit blerjen e klubit të Monzës nga Silvio Berluskoni dhe faktin që Adriano Galiani pas shumë vitesh menaxhim në elitën e futbollit botëror, u ul të drejtonte një ekip në Serinë C.

Por duket se ata e kishin shumë seriozisht kur deklaruan se do të kthenin këtë ekip në majat e futbollit italain dhe tashmë kanë objektivin e qartë që të ngjiten në Serinë A me vetëm një vit tranzit në Serinë B ku do të luajnë në edicionin e ardhshëm.

Këtë e ka konifmruar sot vetë Galiani në një intervistë për mediat italiane, ku ka shpalosur projektin për të bërë Monzën një nga ekipet e elitës.

“Objektivi ynë i deklaruar është ngjitja, pastaj në sport objektivat mund të arrihen apo jo. Është e vështirë të thuash se si do të jetë Seria B, duhet të kuptojmë se kush do të bjerë nga Seria A dhe kush do të ngjitet nga Seria C. Por ne kemi blerë që tani Andrea Barberis nga Krotone, ideja ynë është që të sigurojmë 4-5 goditje të tjera dhe të ndërtojmë një formacion konkurrues”, shpjegoi Galiani.


Shtuar 17.07.2020 21:06