Dy gola ndaj Belgjikës, Depay futet në historinë e Holandës

Holanda u përball mbrëmjen e djeshme me Belgjikën në kuadër të ndeshjeve të Nations League, takim që u fitua nga skuadra “Portokalli”.

Protagonist absolut ishte edhe Memphis Depay i cili arriti të shënonte dy gola, teksa tashmë ka vendosur edhe rekord me kombëtaren holandeze.

Sulmuesi i Barcelonës arrin Patrick Kluivert me 40 gola dhe tani synon Klaas-Jan Huntelaar , i cili ka shënuar 42 gola. Në krye është Robin van Persie , i cili ka shënuar 50 gola për “Portokallinjtë”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 4.06.2022 15:45