ESPN zbulon favoritin për trofeun e Kupës së Botës 2022

ESPN ka shpallur listën e favoritëve për Kampionatin Botëror të ardhshëm në Katar.

ESPN renditi dhjetë favoritët më të mëdhenj për të fituar Kupën e Botës dhe në vend të parë është Brazili me kuotën 5.5.

Pas tyre vijnë Anglia dhe Franca (6.5), që shihen si ekipe që mund t’i rivalizojnë më shumë brazilianët.

Spanja (10), Argjentina (10), Gjermania (12), Belgjika (13), Portugalia (13), Holanda (13) dhe Danimarka (29).

Më së paku gjasa ka Zelanda e Re me një kuotë prej 2001.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor të këtij viti dhe titullin do ta mbrojë Franca.

Ky do të jetë Botërori i fundit me 32 skuadra, pasi në vitin e ardhshëm 2026 do të marrin pjesë 48 përzgjedhje në SHBA, Kanada dhe Meksikë.


Shtuar 3.06.2022 17:48