Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar së fundmi në lidhje me rritjen e çmimit të naftës në 250 lekë për litëer dhe Bordet e krijuara nga qeveria, që sipas saj janë për të ndarë pazaret.
Tabaku thotë se kjo rritje e çmimit të karburanteve është edhe prej Qeverisë.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se krijimi i bordeve “me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve”.
Postimi i plotë i Jorida Tabakut
Nafta që paguani sot është prej qeverisë edhe më e shtrenjtë nafta 3 qershor tbaku
Rritja e cmimit të karburantit në 250 lekë për litër kur në të gjithë rajonin dhe në cdo bursë është ulur është kriminale dhe me pasoja për ekonominë!
Krijimi i bordeve me përfaqësues të biznesit dhe qeverisë është thjesht një ndarje pazaresh në tavolinë në kurriz të konsumatorëve dhe bizneseve.
Shteti, mund dhe duhet të ndërhynte në forma subvencionesh apo reduktimin e taksave për të ulur çmimin e naftës. Qeveria mund të ndërhynte dhe kishte gjithë të drejtën për të goditur monopolet edhe oligopolet, mund të kontrollont ehde mbikëqyrte tregun dhe marrëveshjet e fshehta, por, në fakt ajo zgjodhi rrugën më të shkurtër dhe në disfavor të xhepave të shqiptarëve.
Qeveria futi në një bord oligopolet, monopolet dhe i dha atyre dorën e lirë të rishikonin çmimet përmes një bordi alla komunist.
Edhe kur ne folëm kundër logjikës së bordeve por edhe rishikimit të politikave sidomos duke parë ngarjet në Ukrainë dhe sanksionet por edhe goditjet që po pëson tregu i naftës sërishmi qeveria nuk reagoi.
Edhe kur çmimet po rriten me katër fish sërishmi qeveria nuk reagon por bën veshin e shurdhër dhe shkon më tej të rrisë taksat.
Sot jemi në kushtet kur çmimi i naftës po kap majat, u bënë muaj që çmimi nuk ka zbritur poshtë 200 lekë/litër.
Çfarë mund të bënte ndryshe qeveria? qeveria mund të subvenciononte çmimet e disa produkteve, mund të mbështeste shtresat më të prekura nga rritja e cmimit, përmes politikave subvencionuese.
Qeveria mund të prodhonte një politikë fiskale në shërbim të qytetarëve, pra duke hequr taksën e qarkullimit apo duke e ulur atë sidomos në këto kohë.
Por jo, nuk mendoi kurrë t’i shërbente qytetarëve ndaj sot kemi karburantin më të shtrenjtë në rajon.
Rritja e çmimeve ka shënuar rënien e të ardhurave, përkeqësimin e ekonomisë për qytetarët që po varfërohen më shumë ndërsa bordet e çmimeve mendojnë si të ruajnë oligopolet dhe jo qytetarët dhe konsumatorët.
Një qeveri e qytetarëve dhe që mendon për qytetarët mund të qeveriste ndryshe por kjo nuk është qeveria e shqiptarëve. Kjo është qeveria e oligarkisë dhe oligopoleve që shqiptarët i përdor për t’u vendosur taksa.