Dybala pas ndeshjes me Italinë: Lautaro? Ai është një miks i Crespos dhe Agueros

Paulo Dybala ka folur pas ndeshjes së ditës së djeshme ndaj Italisë, ku Argjentina fitoi me rezultatin 3-0, duke ngritur kështu trofeun “Finalissima”.

Cila do të jetë e ardhmja juaj?

“Jam i fokusuar te kombëtarja, duhet të mendoj me qetësi për të ardhmen time. Nuk kam vendosur asgjë, agjenti im do të kujdeset për këtë, por tani mendoj për Argjentinën.”

Jeni të lumtur për këtë fitore?

“Jam shumë i lumtur, është koha për të shijuar. Nuk ke kohë kurrë, por një ndeshje si sot, në Wembley dhe kundër Italisë, nuk ndodh çdo ditë.”

Për golin.

“Është shumë bukur të shënosh një gol me kombëtaren, në një finale, në një grup kaq të bukur. Kemi ndjenja të mira. Në këtë nivel duhet të lëmë gjithmonë përshtypje, duam të rritemi, kemi besim.”

Si ndiheni me Lautaron? Jeni një çift i jashtëzakonshëm në krye të sulmit.

“Lautaro është një fenomen, sot ai luajti një ndeshje të mrekullueshme, një gol të bukur dhe një asistim të madh. Ai më duket sikur ka të miksuara aftësitë e Crespos së madh dhe Agueros, është një sulmues i veçantë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 2.06.2022 09:30