Kreu i shtetit, Ilir Meta ka uruar Maqedoninë e Veriut pas përfundimit të zgjedhjeve, duke i quajtur ato, të lira, demokratike dhe konkurruese.
Meta uron edhe partit shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri, me anë të një postimi në Facebook dhe bën apel për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në BE.
“Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan Meta.
Mesazhi i Metës
Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. 🇦🇱🇲🇰🇪🇺
