Nga Shqipëria në Maqedoni, sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro, zbulohet destinacioni final

Policia e Maqedonisë së Veriut sekuestruar ditën e sotme drogë e cila kap vlerën prej 300 mijë euro, përpara se të mbërrinte në destinacionin final që ishte Greqia.

“Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marihuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që Shqipëria është origjina e kësaj sasie të drogës, ndërsa shoferi i makinës është 23 vjeçari A.G. nga Ohri.

“Nga ana e nëpunësve policorë të policisë së trafikut është dhënë urdhër për ndalje të automjetit “Audi A4” me targa regjistrimi të Ohrit, por automjeti nuk është ndalur dhe në të njëjtën kohë i njëjti ka zmadhuar shpejtësinë duke dëmtuar dy automjete zyrtare të MPB-së të cilat kanë kryer veprime zyrtare”, raportojnë nga Policia./albeu.com