Kur flitet për teknologji, edhe horoskopi luan një rol thelbësor.
Sipas yjeve, janë 3 shenjat e zodiakut që janë të varura nga shërbimi i mesazheve të Whatsapp. Zbuloni cilat janë dhe përse:
Virgjëresha
Ditën, apo natën, nuk ka rëndësi kur. Të lindurit e shenjës së Virgjëreshës kanë nevojë të mbajnë telefonin në duar me Whatsapp-in e hapur. Aftësia për t’u socializuar, tipike për këtë shenjë, e bën të varur nga ky aplikacion. Është gjithnjë në dijeni për kontaktet dhe për statuset e tyre. Nëse diçka i duket interesante, nisin menjëherë të reagojnë.
Shigjetari
Varësia nga aplikacioni shkakton probleme në familje apo miqësi, që në momentin që preferojnë të kenë sytë të mbërthyer në ekranin e telefonit, se sa tek njerëzit që kanë pranë. Shigjetarit i pëlqejnë shumë emoji-t dhe aplikon një për çdo frazë që shkruan. Të flasësh në Whatsapp, për një Shigjetar ka një fillim, por nuk i dihet kurrë se kur do përfundojë.
Peshqit
Të lindurit nën shenjën e Peshqve, u pëlqen të dërgojnë foto, video dhe përshëndetje. Nëse të pëlqen të bisedosh përmes këtij aplikacioni, Peshqit do jenë bashkëbiseduesit e tu më të mirë.