Nadal i jashtëzakonshëm, mposht Djokovic dhe fluturon për në gjysmëfinale

Rafa Nadal shkruan një tjetër faqe legjendar në Roland Garros. Spanjolli, 13 herë fituesi në Paris, mposht Novak Djokovic në katër sete në një çerekfinale e cila zgjati për më shumë se 4 orë dhe fluturon për në gjysmëfinale kundër Aleksandër Zverev, i cili kaloi më mirë nga spanjolli Carlos Alcaraz, i cili ishtë një nga më të mirët deri më tani në sezon.

Rezultatet ishin në favor të numrit 3 në botë, i cili tashmë do të përballet me njeriun me më shumë Grand Slam në histori (21).

Nadal deklaroi përpara ndeshjes se nëse do të humbte, mund të ishte ndeshja e tij e fundit në Paris. Pavarësisht të gjitha problemeve fizike, tenisti nga Mallorca qëndroi në fushë për më shumë se katër orë dhe dëshoi edhe një herë se ishte mbreti i fushës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 1.06.2022 09:25