Fryrja e duarve mund të vihet re shumë shpejt për shkak të rolit kyç që këto gjymtyrë kanë në trup dhe të kthet në bezdi.
Nëse sheshherë ndjeni që gishtat apo duart tuaja janë më të mëdha dhe të fryra se zakonisht kjo mund të ketë një mori arsyesh.
Megjithëse në të shumtën e rasteve kjo fryrje largohet pa ndonjë trajtim specifik fillimisht duhet të dini se çfarë e shkakton atë.
Mjekët rendisin disa sëmundje dhe shkaqe që lidhen me fryrjen dhe rëndesën e duarve të cilat AgroWeb j’ua shpjegon më poshtë.
Gjithashtu ju sugjeron edhe mënyrat më të mira se si mund t’a largoni këtë ndjesi në kushtet e shtëpisë.
Fryrja e duarve në mëngjes
Trupi është më i fryrë se zakonisht në mëngjes, por fryrja e duarve në disa raste mund të jetë më specifike.
Të qëndruarit shtrirë gjithë natën mund të shkaktojë fryrje të duarve pasi lëngjet e trupit mund të mblidhen në gjymtyrë.
Për t’a evituar këtë kujdesuni t’i shtriqni duart dhe krahet çdo mëngjes sapo të zgjoheni nga krevati në mënyrë që gjaku të qarkullojë normalisht.
Fryrja e durave gjatë verës
Ky është një nga rastet më të zakonshme pasi si duart ashtu dhe këmbët ndodh që të fryen shpesh kur teperaturat janë të larta.
Kur trupi ndjen temperatura të larta enët e gjakut zmadhohen për t’a ftohur dhe qetësuar atë.
Në këtë mënyrë ndodh edhe tek duart të cilat kanë tendencën të fryhen gjatë këtij proçesi.
Për t’a evituar këtë gjatë verës kujdesuni t’i lani duart gjithnjë më ujë të ftohtë apo ti mbani ato gjithnjë të freskëta.
Gjithashtu duhet të evitoni veshjet e ngushta gjatë verës dhe aksesorët e shumë të ngushtë në zonën e duarve.
Kjo pasi mund të ngushtojnë qarkullimin e mirë të gjakut dhe të forcojë më shumë fryrjen e duarve.
Pas aktivitetit fizik
Kur ju kryeni aktivitete fizike intensive trupi ngrohet dhe në këtë mënyrë enët e gjakut zmadhohen
Siç shpjeguam dhe më sipër kjo do të shkaktojë duar të fryra dhe të rënduara për disa minuta.
Zakonisht fryrja largohet pasi trupi të jetë qetësuar dhe ftohur.
Gjatë këtyre aktiviteteve konsumoni shumë ujë dhe mos harxhoni shumë energji.
Në këtë mënyrë do t’a evitoni në maksimum këtë problem.
Kur vuani nga veshkat
Veshkat janë filtrueset më të mira të lëngjeve dhe ujrave të trupit.
Nëse keni probleme me veshkat fryrja e duarve do të jetë një efekt anësor i këtyre problemeve.
Kjo për shkak se lëngje të tepërta dhe të dëmshme po ngecin brenda trupit tuaj.
Konsultohuni me mjekun tuaj në të gjitha rastet.
Kur vuani nga artriti
Një nga simptomat më të zakonshme që jep sëmundja e artritit është fryrja e kyçeve të trupit.
Simptomat sigurisht varen edhe nga tipi i artriti dhe zona ku ai është shfaqur, por në rastin e duarve shkakton fryrje të tyre.
Veçanërisht prek kyçet të cilat rëndohen dhe fryhen më së shumti në mëngjes.
Pasi keni konsumuar shumë kripë
Sasitë e mëdha të kripës në trup mund të shkaktojnë fryrje të trupit dhe duarve.
Shumë kripë do të thotë shumë qeliza të cilat mbledhin lëngjet dhe i shpërndajnë në trup duke shkaktur kështu fryrje.
Për të evituar këtë lloj fryrje mjafton të ulni sasinë e këtij minerali në ushqimet tuaja të përditëshme.
Trajtimet natyrale
Qetësoni dhe ftohni duart tuaja sa herë t’i ndjeni ato të rënda dhe të fryra.
Ajri apo uji i freskët do të veprojë menjëherë në zhdukjen e këtij problemi.
Gjithashtu një dush i nxehtë mund të ndihmojë në relaksimin e muskujve.
Kjo mënyrë do të ndihmojë gjakun të qarkullojë më mirë.
Bëjini këto kompresa për rreth 20 minta dhe lërini gjymtyrët tuaja të pushojnë.
Mundohuni të bëni ushtrime të lehta duke tërhequr duart dhe shpatullat me kujdes.
Pini rreth 8 gota ujë në ditë në mënyrë që të largoni lëngjet e këqija dhe toksinat nga trupi dhe evitoni shtrëngimin e tepërt të duarve.
Në shumë raste fryrjen e duarve mund t’a shkaktojnë edhe ilaçe të caktuara siç janë ato që kurojnë sëmundjen e artritit./albeu.com