Doni të studioni në SHBA? Ambasada ka një mesazh për ju

Jeni të interesuar të studioni në Shtetet e Bashkuara? Ambasada e SHBA ofron mundësi akademike (me dhe pa diplomë) për shqiptarët përmes programeve tona prestigjioze Fulbright dhe Humphrey. Zyra për Marrëdhëniet me Publikun po zhvillon seanca informuese për vitin akademik 2023-2024.

Stafi i ambasadës amerikane, organizon seancën e radhës informuese jo-virtuale të martën, më 31 maj, nga ora 15:30 deri në 17:00 në Këndin Amerikan në Tiranë. Të gjithë të interesuarit për të ndjekur një seancë virtuale mund të regjistrohen këtu: https://bit.ly/3ëë3Ijë

Seanca e fundit virtuale e informacionit do të mbahet të martën, më 7 qershor.

“Bashkohuni me ne për të mësuar më shumë rreth këtyre mundësive të mahnitshme për të studiuar në Shtetet e Bashkuara!”, thuhet mes të tjerash në njoftim./albeu.com/