Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka pritur në takim një Gjeneralin e NATO-s Tod Wolters.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada, përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku bëhet me dije se Gjenerali është takuar me marinsa dhe atashe.
“Ambasadorja Yuri Kim mirëpriti të enjten në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë Gjeneralin Tod Wolters, Komandant Suprem i Aleatëve Europianë dhe Komandant i Forcave të SHBA-së në Europë. Gjenerali Ëolters u takua me Marinsat të cilët mbrojnë Ambasadën tonë dhe Atashetë të cilët forcojnë marrëdhëniet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, shkruan ambasada./albeu.com/