E rëndë në Devoll! Ngatërroi uji me rakinë, ndërron jetë fëmija

Gjatë paradites së sotme, një 2-vjeçar nga fshati Sul është dërguar pa shenja jete në spitalin e Bilishtit.

Nga deklarimet e stafit mjekësor, dyshohe se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht raki, nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Njoftimi i policisë:

Devoll/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 27.05.2022 12:35