Lija e majmunëve tashmë duket se ka “pushtuar” çdo cep të Anglisë. Kështu raporton Daily Mail, teksa më tej shton se vetëm në tre javët e fundit janë konfirmuar 80 të infektuar.
Zyrtarët e shëndetësisë janë të alarmuar për shifrat gjithnjë e në rrit, duke pasur parasysh se infeksioni i ngjashëm me linë zakonisht vërehet vetëm në Afrikë. Një numër disproporcional është në mesin e meshkujve homoseksualë dhe biseksualë. Zyrtarët janë të bindur se shpërthimi i lisë së majmunëve nuk do të rritet në mënyrë eksponenciale si Covid.
Por 19 vende në të gjithë botën, kryesisht në Evropë, e kanë zbuluar tashmë virusin që nga 6 maji. Deri më tani, rastet jashtë Afrikës perëndimore dhe qendrore ishin të kufizuara në një pjesë të vogël të njerëzve me lidhje udhëtimi me kontinentin.
Ekspertët kanë ngritur alarmin se nëse virusi përhapet te macet, qentë dhe kafshët shtëpiake të tjera, lija e majmunëve mund të bëhet endemike midis kafshëve në Britani, siç është në pjesë të Nigerisë, e për këtë u është thënë të infektuarve që duhet të karantinohen nga familjarët por dhe nga kafshët shtëpiake./albeu.com