Një person i katërt është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit kundër një grupi kriminal të dyshuar për përdorimin e emigrantëve shqiptarë për të kultivuar kanabis.
Besohet se grupi kriminal ka lidhje me një rrjet në Ballkanin Perëndimor që lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Në kuadër të hetimit u zbuluan më parë tre ferma kanabisi me emigrantë shqiptarë që punonin atje. Ata ishin në Blackpool, Lancashire; Leigh, Greater Manchester dhe Prestatyn.
Trevor Williams, 61 vjeç, u arrestua dje nën dyshimin se kultivonte kanabidi dhe për pastrim parash.
Ai vjen pas një serie arrestimesh të hënën në Uellsin e Veriut dhe Cheshire, ku u arrestuan tre burra të tjerë.
Një burrë rreth të 50-tave u lirua me kusht, ndërsa një burrë rreth të 60-tave u vu nën hetim. Një 28-vjeçar shqiptar është dorëzuar pranë autoriteteve të emigracionit.
Oficerët ende po bëjnë apel për informacion për të gjurmuar shtetasin shqiptar Jeton Memia, 29 vjeç.
Një burrë, rreth të pesëdhjetave, u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Prestatyn, Uellsi i Veriut, të hënën.Një burrë i dytë, rreth të 60-tave, u arrestua në një adresë tjetër në Prestatyn.
Një i tretë, një shtetas shqiptar 28 vjeç, u arrestua nga Policia e Cheshire. Treshja u arrestua me dyshimin për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit dhe pastrim parash./abcnews.al