Prangoset ish-banori i Big Brother, akuzohet për abuzimin e një 21-vjeçareje

Një ish-banor i Big Brother është arrestuar mbrëmjen e së martës nga policia e Londrës.

Sipas burimeve, 30-vjeçari i cili punon si recepsionist në një lokal nate të njohur, dyshohet se ka përdhunuar një 21-vjeçare.

Ndërkohë, nga ana tjetër, i riu pretendon se kanë pasur një lidhje me pëlqimin e saj.

Të enjten 30-vjeçari pritet të dalë në prokurori, ku do të vendoset edhe fati i tij./albeu.com/