Mourinho shpërthen në lot dhe zbulon të ardhmen

Roma ka triumfuar në finalen e Conference League duke mundur Feyenoordin, në finalen e parë historike të këtij kompeticioni.

Zaniolo shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke e vendosur rezultatin përfundimtar, 1 me 0, në “Air Albania”.

Feyenoordi u mundua shumë dhe bëri gjithçka për ta barazuar rezultatin, madje duke goditur edhe dy herë shtyllën, por që nuk ia doli dot.

Ky është trofeu i parë për Jose Mourinhon tek skuadra nga kryeqyteti italiane, që do të thotë një tjetër arritje e madhe për trajnerin portugez.

“Do të refuzoj të gjitha ofertat. Do të qëndroj këtu te Roma edhe nëse ka zëra. Ne bëmë histori sot. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdoj si trajner i Romës”, tha Mourinhos pas ndeshjes.

Shtuar 25.05.2022 23:49