Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është në Davos ku ka pasur takime të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.
Kryeministri, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh udhëheqjes turke gjatë diskutimit të tij me Presidentin e Forumit Ekonomik të Davosit, Borge Brende, në sfondin e deklaratave të fundit të Tayip Erdogan.
Të lidhura
None found
Kryesisht ai theksoi “ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit. Ne nuk do të jemi kurrë ata që do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë. Nga ana tjetër, nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”.
Kryeministri foli për një sjellje të papranueshme kur iu kërkua të komentonte mbi numrin e madh të paprecedentë të fluturimeve të luftëtarëve turq mbi ishujt grekë.
“Unë do ta ngre këtë çështje sa herë që të më jepet mundësia derisa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
