Nesta për Milanin: Një Scudetto shumë i veçantë, i përgëzoj të gjithë

Duke folur në Sallën e Famës të Futbollit Italian, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, Alessandro Nesta foli për çështjet aktuale të futbollit italian.

“Milani ka bërë diçka të veçantë, sepse në letër ata filluan si forca e katërt në ligë. Përgëzoj Piolin, Maldinin dhe Massara, të cilët krijuan kushtet për të fituar.”

Mbrojtja kuqezi dha sinjale të shkëlqyera.

“Jam dakord, është e vërtet. Loja e Milanit këtë vit gjithashtu përmirësoi shumë, sidomos mbrojtja me Tomori dhe Kalulu.”

Çfarë ju bëri më shumë përshtypje gjatë sezonit të kuqezinjve?

“Detajet janë dy-tre, lojtarë të rëndësishëm u larguan, por askush nuk bëri dramaticitet. Ata i shoqëruam deri në portë dhe i falënderuam, siç bëhet në një klub të madh. E dyta është se Milani nuk ankuar kurrë për asgjë, besonte për më të mirën. Ankesat krijojnë alibi te lojtarët.”

A do të hapë ky Milan një cikël si i juaji dikur?

“Berlusconi ngriti shiritin çdo vit, nuk është e lehtë. Milani i sotëm është ndërtuar me më pak shpenzime dhe më pak investime, megjithëse me një identitet shumë specifik. Do të jetë e vështirë të konfirmohet, ka edhe kundërshtarë.  Le të shohim se si do të veprojnë të tjerët në treg.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.05.2022 15:35