Një i ri nga Lushnja ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim pasi kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
I arrestuari është shtetasi me iniciale A.M, 26-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. M., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.