Gjestet e Cristianos që zbulojnë të ardhmen e tij

Disa gjeste nga Cristiano Ronaldo në ditët e fundit duket se ndihmojnë për të kuptuar se ai do të vazhdojë me ekipin në sezonin 2022-2023.

Nga njëra anë, disa deklarata në faqen e klubit në të cilat ai vlerësoi atë që do të jetë trajneri i tij i ri dhe kërkoi durim me të. “Ajo që di për të është se ka bërë një punë fantastike për Ajax-in, se është një trajner me përvojë.

Shpresoj t’ia dalim”, tha ai, duke vazhduar: “I uroj atij më të mirën dhe besojmë se vitin e ardhshëm do të fitojmë trofe”.

Përveç kësaj, këtë të dielë, gazeta The Sun ka publikuar disa imazhe në të cilat shihet CR7 duke pozuar me fanellën e Man United për sezonin e ardhshëm.

Cristiano nuk i ka munguar asnjëherë takimi i tij me Champions

Nëse ai vazhdon në skuadër, do të ishte hera e parë që CR7 nuk luan në kompeticionin më të lartë kontinental. Që nga debutimi i tij me Sportingun në 2002-03, Cristiano Ronaldo ka luajtur gjithmonë në ndeshjet e Champions League. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2022 16:32