Sporteli i pagesave të OSSHE-së në Përmet është mbyllur, pasi ka rezultuar pozitive ndaj koronavirusit arkëtarja.
Po në Përmet, një tjetër rast është regjistruar në fshatin Kosinë, dhe është nga kontaktet e rasteve të mëparshme.
Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 mjeku Hysni Shkjau.
Mjeku Shkjau prej disa ditësh po përballej me COVID19 në spitalin Infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.
