Të gjithë shqiptarët që kanë një llogari të hapur në faqen e UEFA-s mund të aplikojnë për një biletë për finalen e UEFA Cionference League duke nisur që prej orës 12:00 të mesditës së të martës.
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar njoftimin ku ben me dije se janë në shitje bileta për 4 kategori dhe 16.500 vende të disponueshme për tifozët e publikun. Çmimet fillojnë nga 25 euro dhe shkojnë deri në 125 euro.
Në dispozicion të dy skuadrave janë 8 mijë bileta dhe 8500 të tjera do të ndahen për aplikantë nga Shqipëria e vende të ndryshme.