Manastirliu: Kjo është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton qytetarët se vendosja e maskës është mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e virusit.

Ajo ka shpërndarë një citim të mjekut të njohur infeksionist Tritan Kalo, i cili thotë:

“Maska! Ka një masë të vlefshme për të ruajtur veten dhe të tjerët, maska”.

Kujtojmë se javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve dhe viktimave në vend si pasojë e COVID-19.


Shtuar 4.07.2020 21:01