Është arrestuar nga policia 39-vjeçari Ajas Sulejmani, i afërmi i shoferit që përplasi te vijat e bardha çiftin e bashkëshortëve bashkë me fëmijën e tyre tre muajsh.
Sipas burimeve, autori është futur me semafor të kuq në momentin e aksidentit dhe më pas është arratisur menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu bëhet me dije se autori i aksidentit ka qenë I shpallur në kërkim ndërkombëtar më herët, për trafik narkotikësh./albeu.com/