U iku nga duart policëve në mes të Gjykatës, kapet pas disa orësh i riu në Korçë

Ka rënë në prangat e policisë Kristjan Medolli, 22-vjeçari që u arratis nga Gjykata e Korçës pak minuta më parë.

I riu mbahej në dhomat e paraburgimit të Drenovës dhe është larguar përmes tuneleve të gjykatës së Korçës.

Ai është njohur me masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vjedhjes dhe ka qenë duke u shoqëruar për në makinën e policisë për t’u transportuar drejt dhomave të paraburgimit të Elbasanit. Në atë moment ai ka arritur të largohet me vrap duke dalë jashtë murit rrethues të gjykatës.

Njoftimi i policisë:

Mesditën e sotme, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, nga salla ku po zhvillohej seanca gjyqësore, është larguar shtetasi K. M., 21 vjeç, banues në Qatrom, Korçë, (i arrestuar më datë 06.05.2022, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom).

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e këtij shtetasi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/