Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se shumica prej deputetëve të opozitës së re kanë bërë pazare me kryeministrin Rama.
Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka quajtur kolaboracionistë deputetët e opozitës që refuzuan djegien e mandatit dhe qëndruan në parlament.
Sipas tij, shumica firmosën për djegien e mandateve, përveç dy tre rasteve. Sipas Bashës, mes atyre që firmosën për djegien e mandateve ishte edhe Myslim Murrizi.
“Myslim Murrizi ka nënshruar për lënien e mandateve. Me dy tre përjashtime, të gjithë kanë nënshkruar për lënien e mandatit. Pastaj kanë ndodhur çudira të mëdha, dikujt ju falen borxhet e kazinosë, dikujt i falën burgun e vëllait”
