Robert Berisha e thotë troç: Dua para që të futem në Big Brother VIP (FOTO LAJM)

Robert Berisha është shprehur se nuk do të bëhej pjesë e Big Brother VIP nëse nuk paguhej.

Komentet Roberti i ka bërë teksa ka dhënë një intervistë për “Mirage”.

“Në Big Brother nuk kam pasur mundësi të shkoj dhe normal që nuk do të pranoja pa pagesë, se jemi të angazhuar dhe t’i lëmë punët tona e të shkojmë në punë tjetër ata fitojnë, kështu që kish me qenë mirë shkon Roberti ia bën një lloj pagese, shkon dikush tjetër me më famë dhe më i shitur pse mos ta paguajnë pak më shumë”, tha ai.

Më tej, Roberti theksoi se nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda shtëpisë.

“Në edicionin e radhës nëse më bëjnë ftesën dhe nëse nuk e kam emisionin tim, se di. Me pagesë do të pranoja të shkoja, nuk është punë e lehtë që të qëndrojnë 100 ditë brenda”, shtoi ai./albeu.com/