Ditën e sotme Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë të ditur se ka dëbuar 7 diplomatë danezë, duke i shpallur “non grata”.
Sipas mediave të huaja, ky veprim është një kundërpërgjigje ndaj Kopenhagës që dëboi 15 diplomatë rusë muajin e kaluar.
Sipas Kremlinit, politika e hapur anti-ruse e Danimarkës po dëmton seriozisht marrëdhëniet dypalëshe dhe se rezervon të drejtën për të ndërmarrë hapa shtesë si përgjigje. Kujtojmë se muajt e fundit, në nisje të luftës në Ukrainë, Rusia ka dëbuar
shumë zyrtarë të vendeve Perëndimore dhe një akt të ngjashëm kanë ndërmarrë edhe këto shtete.
Gjithashtu, Perëndimi ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë dhe në shumë shtete kanë sekuestruar asete ruse./albeu.com