Mediat italiane kanë publikuar ditën e sotme detaje të forta për lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane.
Së fundmi janë publikuar edhe dëshmitë e Antonio Guastalegname , sipërmarrësi i Vibo Marina, një bashkëpunëtor i ri i drejtësisë. Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës, një nga specialitetet e saj kryesore.
Raportohet se në mega operacionin “ Rinascita-Scott ” të zhvilluar qershor të 2019 u vunë nën hetim 479 persona ndërsa 336 u arrestuan. Të gjithë besohet se i përkasin ose janë të afërt me klanet ‘Ndrangheta të provincës Vibonese. Përçarja e strukturave kriminale që operojnë në provincën e Vibo Valentia ka bërë të mundur arrestimin jo vetëm të personave që i përkasin ‘Ndranghetës, por edhe politikanëve, avokatëve dhe profesionistëve të lidhur me krimin e organizuar, si ish-deputeti Giancarlo Pittelli dhe ish kryebashkiaku i Pizzo Calabro, Gianluca Callipo.
Mes të arrestuarve në atë kohë, ishin edhe 8 shqiptarë. Mësohet se 8 shqiptarët e arrestuar janë:
Orkind Cobaj i lindur në Shqipëri më 20/08/ 1992 e i shpallur në kërkim;
Ydaj Hoxhaj, lindur në Shqipëri më 04/01/ 1991;
Robert Lazaj lindur në Mekat të Vlorës më 29/08/1972;
Alfred Lucaj lindur në Shqipëri më 26/05/1979;
Lulezim Shkurtaj lindur në Shqipëri më 27/05/1987;
Eduart Tahiraj i njohur dhe me emrin Dhimitër Lutaj lindur në Shqipëri më 22/10/1971;
Floriand Tahiraja lindur në Vlorë më 22/02/1983;
Lavdosh Serani lindur në Shqipëri më 01/06/1975.
Po ashtu policia gjatë operacionit ka sekuestruar 1 kg kokainë, 81 kg mariajunë, 25 kg hashash, 3,952 rrënjë kanabis e dhjetëra gramë heroinë dhe pilula escstasy, ndërsa të arrestuarve i janë sekuestruar të mira materiale me vlerë mbi 16 milionë euro.
Kontaktet me narkotikët shqiptarë
Duke folur për drogën dhe narkotikët, Guastalegname përmend disa herë dhe njeh në albumin fotografik që i është shfaqur Valerio Navarra, i cili konsiderohet nga hetuesit si shumë i afërt me bosin e Zungri Antonio Giuseppe Accorinti, një vendas nga Vibonese, por që u zhvendos në Toskana, baza operative e biznesit të tij.
“Navarra – siç raporton i penduari – kishte kontakte me subjektet shqiptare. “Ky i fundit – thotë Guastalegname – kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.
Një lidhje që bashkëpunëtori i drejtësisë thotë se e ka mësuar nga një farë Eduardi apo Roberti gjatë një udhëtimi në Firence-Bologna: “Më propozoi ta shisja direkt, pa ndërmjetës. Droga e tyre në stadiumet e Piemonte dhe për të më joshur nënvizoi lehtësinë me të cilën ata mund të organizonin importet e “barit” duke besuar në ‘mbështetjen e qeverisë shqiptare’ (shprehja e tij) në sajë të së cilës ata mund të përballonin ndeshje të mëdha pa frikë nga kontrollet“.
Për hetuesit do të ishte Robert Lazaj, i lindur në Shqipëri në vitin 1972. I njëjti që Guastalegname e njeh në foto: “Konfirmoj – nënvizon ai – se ky është personi të cilit i referohesha dhe është i afërmi i ministrit të qeverisë shqiptare që ka siguruar mbulimin e këtyre trafiqeve.“/albeu.com