Dy të rinj janë zhdukur dje në Elbasan, Samuel Duro 15 vjeç Stelina Jaupaj 13 vjeç, ndërsa sot kanë dalë detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje.
Mësohet se vajza ka dalë në pushim të gjatë të premten dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.
Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin.
Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për tu larguar.
Prej të premtes dy fëmijët djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët. Ata shkuan në shkollë si çdo ditë dhe nuk u kthyen në shtëpi. Familjarët kanë denoncuar në polici por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.
Të afërmit e fëmijëve kanë thënë më parë se kanë kontaktuar me taksistin me të cilin të miturit janë larguar dhe ai u ka pohuar se ditën e hënë rreth orës 13.00 i ka zbritur fëmijët tek “Qyteti Studenti”.