Rama përplaset me Artan Hoxhën: Ke pirë gjë ti?

Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në “Opinion ka shpërthyer në tone të forta dhe të nxehta ndaj analistëve dhe gazetarëve.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: O Artan Hoxha, s’të mbaj mend si një njeri që nuk i lë të tjerët të flasin…

Artan Hoxha: E se…

Edi Rama: S’të mbaj mend kështu, ç’të ka gjetur, ke pirë gjë, je i dehur

Artan Hoxha: E kam nga dhimbja

Edi Rama: Po pse more nga dhimbja e ke ti që një njeriu i thua bandit, je në terezi ti…

Artan Hoxha: Po sepse more

Edi Rama: Aaaa ke dhimbje

Artan Hoxha: Po se ka dhe katër të plagosur

Edi Rama: Pse cilin rezultat do të dëshiroje ti…për fat të mirë që ta dish ti, Prokuroria disponon video të komandantit të militarit që përputhet me dëshminë e një njeriu që nuk ka lidhje me ngjarjen. I kanë vënë dhe kamerën. Si mund t’i thuash ti bandit….

Artan Hoxha: Po dy demokratët kush i plagosi, Perëndia nga lart.

 


Shtuar 22.04.2021 21:58