Fifi dhe Donaldi ishte një ndër miqësit më të ngushtra që u krijua nga “Big Brtoher VIP”. Por duket se edhe kjo nuk rezistoi gjatë.
Me nisjen e emisionit të vëllezërve Veshaj në Top Channel, “Me ler të flas”, në një nga skeçet, teksa i tregonte Mozzik-ut shtëpinë e Big Brother VIP, Donaldi i tregon dhe vendin ku u rrëzua Fifi. “Këtu u rrëzua Fifi”, ndërsa në dysheme vendosin një tufë me gjethe.
Kaq është dashur që këngëtarja të reagojë publikisht duke u ndjerë mjaft e revoltuar nga kjo situatë e madje u shpreh se mund të shkojë deri në gjyq.
“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja./albeu.com/