Ibrahimovic: Në MLS arrita maksimumin tim, ndoshta rikthehem një ditë

Zlatan Ibrahimovic, në mikrofonat e “Espn”, rishikon aventurën e tij në Los Angeles Galaxy.

“Unë jam mirënjohës për MLS sepse më bëri të ndihem i gjallë. Por me sa duket isha ende shumë i gjallë, aq shumë i mirë për të gjithë kompeticionin.

Forma ime më e mirë që mund të kem arritur mendoj se ka qënë kur luaja me LA Galaxy, nuk ka dyshime për këtë. Unë isha në formë të shkëlqyer dhe jam i lumtur që kam jetuar atje një pjesë të karrierës sime.

Stadiumi mbushesh plot prej meje, ishin emocione të veçanta, nuk mund ta harroj dot. Nuk i dihet kurrë, ndoshta një ditë mund të kthehem përsëri”, është shprehur sulmuesi suedez./ h.ll/albeu.com