Kryemadhi në parlament: Djemtë shqiptarë roje në shtëpi bari në Angli, vajzat eskorta të bosëve

Gjatë fjalës së saj në parlament, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për të rinjtë duke e vënë theksin te përfshirja e tyre në politikë. Duke qenë se e kanë të vështirë ta bëjnë një gjë të tillë,  Kryemadhi tha ata detyrohen të shkojnë në Angli për t’u bërë rojtarë të shtëpive të barit, ndërsa vajzat eskortë të kriminelëve të drogës.

“Për tu rikthyer tek ministrja e Rinisë, Buzhaqi, më fal për mbiemrin por duhet të kuptosh një duhet të kuptosh një gjë e nderuar që një i ri të kandidojë për deputet në bazë të sondazheve dhe shoqatave që janë të lidhura me qeverinë, një partie politike i kushton 100 euro një votë. Nëse një i ri duhet të bëhet deputet, i duhet një milionë euro për të hyrë parlament. Një ri shqiptar sot nuk ka as 200 euro në xhep por i hipin kamionëve për të qenë rojtarë në shtëpitë e barit në Angli apo Spanjë apo vajzat shqiptarë për tu bërë eskorta të kriminelëve të drogës në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi./albeu.com


Shtuar 28.04.2022 17:20