Pas Maqedonisë së Veriut dhe në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor, Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi do të mbërrijë në Tiranë.
Zyrtari i lartë evropian Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për mediat.
Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Kujtojmë se Bullgaria nuk po heq dorë nga vetoja për Maqedoninë e Veriut dhe kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se mund të ndodhë ndarja nga Shkupi nëse dhe në qershor nuk marrim dritën jeshile për negociatat./albeu.com