Emisioni më i ri investigativ “Piranjat”, i cili ka nisur mbrëmjen e së martës në Abc, i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, ka prekur një plagë të rëndë të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm, atë të mashtrimit përmes “Call Centerave”.
Një i moshur nga Italia, Antonio Blesi, ka denoncuar në emisionin “Piranjat”, se si ai përmes mashtrimit nga një “Call Center” në Shqipëri kishte humbur 115 mijë euro.
Në ndihmë të “Piranjave” ka ardhur edhe një ish-punonjës “Call Centeri”, i cili ishte i pari që telefonoi Antonion për t’i thënë se kush ia kishte marrë paratë.
Ai ka thënë se pas “Call Centerit” mashtrues qëndronte Blerina Kamberi, ndërsa ka zbuluar edhe mënyrat se si procedohej në këto skema mashtrimi.
Ndërkohë agjentja e “Piranjave” sëbashku me shtetasin italian, Antonio Blesi, kanë arritur të gjejnë Blerina Kamberin, e cila ka refuzuar që të pranojë mashtrimin e bërë ku kishte përfituar 115 mijë euro. /abcnews.al