Komisioni Rregullator për Energjetik në mbledhjen e sotme ka vendosur që të shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës. Çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen për 2.50 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL për 1 denarë.
Vaji Ekstra i Lehtë për Amvisëri do të shtrenjtohet për 1.50 denarë për litër.
Pas mesnate këto do të jenë çmimet maksimale të derivateve të naftës:
EUROSUPER BS-95 do të shitet për 84,00 denarë për litër
EUROSUPER BS-98 do të shitet për 86,00 denarë për litër
EURODIZEL do të shitet për 85,50 denarë për litër
Vaj Ekstra i Lehtë për Amvisëri 84,00 denarë për litër.