Pse FMN-ja i jep hua Maqedonisë së Veriut?

Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike.

Kështu u tha në takimin e njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, drejtoreshës Kristalina Georgieva, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska, që u mbajt gjatë takimeve pranverore në Uashington. Ky është takimi i parë zyrtar i ministrit të Financave të vendit me drejtoreshën e FMN-së gjatë takimeve në dekadën e fundit, çka tregon mbështetjen e këtij institucioni ndërkombëtar për vendin tonë.

Të lidhura

None found

“Këtë javë FMN-ja njoftoi se Georgieva do t’i paraqesë Bordit të FMN-së kërkesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e linjës përkujdesje dhe likuiditetit (PLL). Kjo linjë, siç thuhet në faqen e Fondit, është e dedikuar ekskluzivisht për vendet me ekonomi të shëndoshë dhe politika të shëndosha ekonomike. Vetëm vendet me vlerësime pozitive nga misioni i fundit i FMN-së mund të kualifikohen për të përdorur këtë instrument. Gjithashtu, Fondi vlerëson stabilitetin e politikave ekonomike të praktikuara nga qeveria dhe autoritetet monetare, stabilitetin financiar dhe të dhënat statistikore të publikuara”, informon Ministria e Financave.

Gjatë takimeve, ministri i Financave vuri në dukje se në fokus të politikës fiskale në periudhën e ardhshme do të jetë mbështetja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë, në përputhje me sfidat e imponuara nga kriza e çmimeve dhe energjetikës.

“Në afat të mesëm, angazhimi i Qeverisë synon arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave strukturore”, thuhet në kumtesën e MF-së./TV 21

 


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş