Shkupi është kampione e Maqedonisë së Veriut pas 21 vitesh

Skuadra e Shkupit edhe zyrtarisht është shpallë kampione e Superligës së Maqedonisë së Veriut pasi ka mposhtur me rezultat 2-0 Renovën në shtëpi.

I duhej një fitore sot dhe të shpallej kampione e Maqedonisë së Veriut pas 21 vitesh pritje dhe këtë e arriti në një ndeshje ku atmosfera ishte fantastike.

Falë golit të shënuar në minutën e 81′ nga sulmuesi nigerian, Sunday Adetunji i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ligës, Shkupi arriti të mposht skuadrën tjetër shqiptare, Renovën dhe të shpallet kampion.

Skuadra e Shkupit këtë edicion ka treguar paraqitje të shkëlqyeshme në Superligën e Maqedonisë së Veriut pasi që është larg dhjetë pikë nga ndjekësi i saj më i afërt Akademija Pandev ku kanë mbetur vetëm edhe katër javë nga përfundimi i sezonit.

Ndërsa edhe skuadra tjetër, Shkëndija e cila sezonin e kaluar ishte shpallur kampion dhe vite më parë tregonte paraqitje shumë të mira edhe në garat europiane, pritet që të përfundoj në vendin e tretë dhe të marr pjesë në Europa League.


Shtuar 23.04.2022 18:42