Tifozët zikaltër të mahnitshëm, në dy ndeshje klubi ka shitur 150 mijë bileta

Në San Siro, tifozët ziakaltër nuk e lejnë asnjëherë tribunën bosh. Të Martën Interi u ndesh ndaj Milanit për të siguruar finalen e Kupës së Italisë, dhe zikaltërit dolën fitimtarë. 74,508 tifozë ishin të pranishëm në derbin e së martës.

Por nuk mjafton me kaq, pasi një shifër tjetër e lartë pritet sot në stadium ku Inter do të përballet me Romën. Sot priten të jenë rreth 80 mijë tifozë në stadium, ku vetëm 4000 mijë bileta janë në dispozicion për tifozët e Romës.

Në kuadrin kohor prej 5 ditëve, Interi ka arritur të shesë rreth 150 mijë bileta, një shifër shumë e lartë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 23.04.2022 11:49