Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se tashmë kanë filluar inspektimet në Qendrën për Punë Sociale në Pejë.
Kontrollet lidhen me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra ditë më parë në Vitomiricë të Pejës.
Të lidhura
None found
I pyetur nëse inspektimet synojnë të vlerësojnë veprimet e këtij institucioni në lidhje me rastin, Hoti konfirmoi se procesi ka nisur. “Po”, u përgjigj shkurt ai.
Ky proces pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e rastit dhe mënyrën se si institucionet e trajtuan atë, pasi Arlinda Zekaj kishte raportuar më herët dhunën dhe u kishte kërkuar mbrojtje autoriteteve.







