Anëtari i “Platformës 12.05”, Andrej Petrov, deklaroi se nuk është takuar asnjëherë me kryeministrin Hristijan Mickoski, ndërsa u pyet për synimet e tij për ndryshimin e udhëheqjes së tanishme të LSDM-së. Sipas tij, situata është ndryshe sa i përket kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili ka zhvilluar biseda me kryeministrin.
“Njoh persona që kanë komunikim të mirë dhe janë pjesë e udhëheqjes aktuale. Ata mund ta verifikojnë këtë përmes ‘Telekom’-it, por ajo që u ka thënë ai disa njerëzve është se për një periudhë ka pasur kontakte të shpeshta me Mickoskin. Kam marrë informacione edhe nga kandidatët për kryetarë komunash, jo vetëm nga Misko Ralev, por edhe nga persona që garuan në zgjedhje dhe humbën. Sipas të dhënave që kanë marrë nga OBRM-PDUKM, gjatë ditës së zgjedhjeve lokale ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes Filipçes dhe selisë së OBRM-PDUKM-së”, tha Petrov në podkastin “Hetimi i Landovit”.
Të lidhura
None found
Petrov këmbënguli se bëhet fjalë për “informacion të vërtetë dhe jo thashetheme”. Ai e lidh këtë edhe me përzgjedhjen e Maja Mojsovës si kandidate për kryetare të Komunës së Karposhit, duke theksuar se vendimi për kandidaturën e saj i kishte befasuar. /Telegrafi/






