Këtë të enjte, në kuadër të procesit gjyqësor për dosjen “Sterilizimi”, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Beqaj është nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për çështjen SASPAC, ndërsa për dosjen “Sterilizimi” përballet me akuza për shpërdorim detyre, të kryer në bashkëpunim.
Të lidhura
None found






