Pato i shkel syrin Milanit, idhulli i tifozëve njofton Maldinin

Alexandre Pato ende e ka dashurinë e tij për Milanin.

Në një intervistë për “Gazzetta dello sport”, sulmuesi brazilian i ka shkelur syrin Milanit në një farë mënyre me deklaratën e tij.

“Te Orlando jam mirë dhe unë ende kam një kontratë, por Maldini e di. Do të isha gati të kthehesha.

Tani jam pjekur, kam një qëndrim tjetër ndaj futbollit dhe ndoshta unë do të isha i dobishëm. Më mungon Italia dhe italianët, ngrohtësia e tifozëve. I them gjithmonë gruas sime: “Një ditë do të të çoj në Milano dhe do më kuptosh se për çfarë po flas”.

Unë mësova shumë gjëra aty dhe më mungon shumë Milani, do të dopja të rikthehesha”, ka përfudnuar Pato./h.ll/albeu.com


Shtuar 19.04.2022 14:03